Vera ka shumë udhëtime, qoftë me anije, aeroplanë dhe transport rrugor. Megjithatë, problemi është se ndonjëherë, turbulencat, udhëtimet e gjata, mund të na shkaktojnë probleme të ndryshme fizike, si marramendje dhe të përziera.

Këtë herë do të fokusohemi te avioni, sepse falë pilotit 34-vjeçar Jimmy Nicholson nga Australia, ne kemi sekretin për më pak të përziera dhe marramendje në udhëtimin tuaj.

“Nëse zgjidhni pjesën e përparme të avionit, do të përjetoni më pak turbulenca dhe kështu do të keni një udhëtim më të rehatshëm. Përkundrazi, nëse jeni në fundin e saj, do t’i ndjeni më shumë”, thekson ai.

Piloti me përvojë, në përpjekje për të luftuar frikën e atyre që ndiejnë stres intensiv gjatë një udhëtimi ajror, siguron se: “Aeroplani nuk do të bjerë nga qielli për shkak të turbulencave. Është diçka e bezdisshme që urojmë të jetë e shkurtër”.

Në të njëjtën kohë, ai këshillon ata që përjetojnë të përziera gjatë një udhëtimi me turbulenca të përqendrojnë shikimin jashtë dhe larg. “Shiko nga dritarja dhe fokusohu në horizont”, përfundon ai./A2CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here