Populli i Dibrës e siguronte jetën e vet me mënyra të ndryshme. Një pjesë jetonte me punë krahu dhe një pjesë me bujqësi dhe këtu përfshiheshin edhe ata që siguronin jetën me të ardhura të vneshtës. Një pjesë e banorëve të Dibrës jetonin me kapital duke dhanë pare me fajde.

Një pjesë merresh me nëpunën, shërbenin si arsimtarë, si funksionarë të komunitetit fetarë, një pjesë shkronte xhandar. Për të siguruar të ardhura për jetesë disa dibrane i ishin drejtuar kurbetit. Dhe së fundi një pjesë e siguronin jetesën duke u marrë me tregti, ose duke ushtruar një zanat.

Tregtarët ndaheshin në disa kategori: manifaturistët, bakallët, pemëshitësit, duhanxhijtë etj. Pjesa ma me randësi e Esnafit ishin: terzitë (rrobaqepësit), këpuctarët, opingarët, argjendarët, berberët, qëndistarët, teneqexhijtë, qeleshexhijtë, nallanaxhijtë, sheqerxhijtë, ashçijtë, bozaxhijtë, furtarët, tifekçitë, nallbanët, kasapët, gërçalët, sahatçit, sobaxhitë, jorganxhitë, farmacistët, avokatët e arzullhallxhit, kafexhijtë etj.

Të gjithë këta punëtorë sigurojshin jetën me mundin e djersën e vet. Ishin të organizuar midis tyre dhe këta organizata quheshin Esnafë. Kush ishte anëtarë i Esnafit ishte i detyruar t’u shtrohet rregullave konvencionale të caktuara prej organizatës. Kush i shkelte këto rregulla e humbte mbrojtjen e përkrahjen e Esnafit. /nediber.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here