Më 30 korrik të vitit 1520, vdiq Angjelina Arianiti Komneni. Ajo rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse. Angjelina Arianiti Komneni u lind në Berat, në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë. Ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni. Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ajo u martua me udhëheqësin serb Stefan Brankoviq. Njohja e saj me Stefanin e verbër, djalin e Despotit të Sërbisë, ndodhi më 1460 kur ai erdhi për vizitë tek Skënderbeu. Zonja Angjelina dhe despoti Brankoviç u larguan për në territoret e Lidhjes së Lezhës dhe më pas në Friuli, Itali, kur Despotati serb dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria osmane. Territori i despotatit që nga viti 1459 ishte nën pushtimin osman. Angjelina gjatë gjithë jetës u përpoq të ndihmojë të varfërit. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës. Ne foto kopertina e librit te Zenepe Luka “Angjelina Arianiti Komneni – Shpirti i shenjtë i Arbërisë”

https://www.facebook.com/groups/185380084871106/?multi_permalinks=6477787598963625&ref=share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here