Shumëkush e ka parë filmin “Nëntori i Dytë” i cili bën fjalë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Por, si duket asnjë nuk e ka pikasur përfshirjen e Enver Hoxhës, në filmin e prodhuar në vitin 1982 dhe që përshkruan peripecitë e Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë.

“Nëntori i Dytë” është një nga prodhimet më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare në historinë e saj. Por, ashtu si shumë filma të tjerë as ky prodhim kinematografik nuk i ka shpëtuar dot propagandës së regjimit komunist edhe pse përshkruan vitin 1912 dhe udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur flamurin kombëtar.

Pikërisht në këtë udhëtim, në film përfshihet kolona zanore e këtij filmi me këngën përkatëse “Cili je ti more burrë?”. Në pjesët ku kënga flet për marrjen e trojeve shqiptare për t’i bërë pjesë të shtetit shqiptar, dëgjohet një thirrje: Rroftë Enver Hoxha!

“Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912”, thuhet në përshkrimin e filmit “Nëntori i Dytë”./Aktoret/

blob:https://www.facebook.com/fb4d027c-55d8-43fb-8e74-e06a9a94cc45

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here