Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zgjedhjet që bëjnë për të konsumuar ushqime jashtë në këtë periudhë të vitit, për shkak të temperaturave të larta.

Gjithashtu kujdes duhet treguar edhe në shtëpi, për mënyrën e gatimit dhe ruajtjes së ushqimeve.

Serbi nga Mitrovica e Veriut paralajmëron vendosjen e flamujve të komunite…
Teksa renditen dhe një sërë këshillash që duhen pasur parasysh si më poshtë:

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

para se të filloni të përgatisni ushqimin

pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

pas përdorimit të tualetit

pasi të pastroni hundën

pasi të prekni një kafshë

pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup./Panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here