Për shumë njerëz, termi Arian ka një konotacion negativ. Megjithatë ai vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë ‘fisnik’.
Fillimisht me këtë term njiheshin njerëzit që flisnin një gjuhë indo-iraniane dhe që migruan nga Azia Qëndrore drejt Iranit dhe Indisë.
Më vonë termi u përdor për t’iu referuar grupeve fisnore që jetonin në luginat e lumenjve Indus, që tani janë pjesë e Pakistanit dhe Indisë. Pasaardhësit e tyre thuhet se përbëjnë këtë pakicë të vogël që tashmë gjendet në rajonin Ladak.
Lugina ku jetojnë ata rrethohet nga male. Në total janë pesë fshatra arianë me diku 2 deri në 4 mijë banorë. Ata njihen ndryshe edhe si Brogpa. Banorët kanë jetuar këtu në izolim për mijëra vite, pjesërisht edhe për shkak të peizazhit të egër fizik, mungesës së rrugëve dhe betejës për kufijtë mes Pakistanit dhe Indisë, çka ka minimizuar kontaktin me botën e jashtme. Ky izolim i ka ndihmuar që ta mbajnë ‘pellgun’ e tyre të geneve të paprekur dhe të pandryshuar, por me mbërritjen e botës moderne në prag, kjo duket se do ndryshojë.
Ka teori të ndryshme sa i përket origjinës së tyre, asnjëra nuk është e provuar përfundimisht. Linguisti dhe orientalisti gjerman, Friedrich Max Mueller besonte se Arianët janë paasardhës të pushtuesve me lëkurë me ngjyrë të hapur, që vinin nga Azia Qëndrore dhe që përparuan me beteja drejt Europës. Më vonë nazistët gjermanë e përdorën magjepsjen me këtë fis luf.tarak me lëkurë të bardhë për të krijuar propagandën e tyre për një racë të pastër që mund të kontrollonte botën.
Një tjetër teori e përhapur gjerësisht është se Brogpa ishin pasaardhës të Aleksandrit të Madh dhe ushtarëve të tij, që erdhën këtu pas pushtimeve në Azi. Një teori e ngjashme është thënë edhe për fisin Kalash në Palistan, jo shumë larg prej këtu, por testet e ADN-së e kanë rrëzuar atë.
Një teori e tretë thotë se Brogpa ishin banorët e parë të përhershëm të kësaj zone, pasi emigruan dhe u vendosën këtu në shekullin e 6-të. Një gjë është e sigurt: Arianët kanë tipare fizike shumë më të afërta me europianët se sa me tibetiano-mongolët që jetojnë në rajon. Ata kanë sy të kaltër, të gjelbër dhe laroshë, mollëza më të ngritura dhe lëkurë më të hapur. Po ashtu ata janë edhe më të gjatë se homologët e tyre në Kashmir dhe Ladaki./BBC