Kununi thot se edhe në rast se baba nuk kishte djem nuk mundet të ju lë të bijave asgjë nga pasuria e tij. Pasurinë kishte të drejt të i’a falte kishës, por jo edhe vajzave të tij, përpos gjatë kohës që ishte gjallë, mund të i falte të holla e gjëra të tjera, por pasuri të trashëguar jo. Kështu shkruhet në ‘nyejin e katerdheteparë’ të kanunit rreth ‘tagritne të dalunit fare’. /Trungu & InforCulture
NYE I KATERDHETEPARË.
Tagri i të dalunit fare.
§ 107. Gjithkush âsht i zoti i pasu- nís së vet, e aj, i cilli don me lânë gjânë e vet per kishë, asht i lirë e nuk mund t’a ndalë kush.
§ 108. Baba edhe në mos pasët djelm, nuk mundet me u lânë bijave as tokë, as plâng, as shpí.
§ 109. Baba, per të gjallë të vet, ká tager me u falë bijavet të holla, rrage, çakla; permbas deket të t’ et s’ ká tager bija me lypë të falmet e të folmet e t’et.