Në laboratorët e HEF u testuan teoritë e inxhinierisë sociale dhe të manipulimit të mendjes. Madje ato u çuan në ekstrem. Pacientët katatonikë u bënë normalë.
Advertisementhttps://kercova.net/taboola.html
Ata të shëndetshëm u bënë katatonikë. Pati eksperimente mbi bombardimin psikologjik, rezistencën ndaj stresit, drejtimin psikik, modifikimin e sjelljes. Të gjitha në emër të luftës kundër komunizmit
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, i kanë hapur përfundimisht rrugën luftërave konjitive, një art lufte i destinuar të mbetet përgjithmonë në modë, për shkak të zinxhirit të disa faktorëve globalë, socialë dhe teknologjikë.
Në këto lloj luftërash, gjithçka është ose mund të jetë një armë: nga një kanal në platformën Telegram tek një grup në Facebook. Dhe synimi është vetëm një: mendja e njeriut. Ose më saktë dominimi i saj.
Një fantashkencë që bëhet realitet: armë neurologjike, teknologji që dërmojnë mendjen, kandidatë Mançurianë. Destabilizimi i shoqërive të tëra me anë të ndikuesve, platformave sociale, blogjeve, ushtrive të trollëve dhe mesazheve të çastit. Origjina e luftërave të mendjes daton në një epokë të saktë, Lufta e Ftohtë, për të cilën është e nevojshme të flitet, dhe tek e cila duhet të rikthehemi për t’i kuptuar ato.
Sepse teknikat, taktikat dhe njohuritë e neuro-strategëve të sotëm, nuk janë gjë tjetër veçse fryt i programeve të djeshme, si projekti MKULTRA, eksperimentet e Montrealit, studimet e Kurt Plëtner, Sidni Gotlieb, Uilliam Sarxhent dhe Donald Kameron, dhe studimet e Human Ecology Fund (Fondi i Ekologjisë Njerëzore).
Advertisement
Pa një rindërtim të kontekstit historik, nuk mund të kuptohet plotësisht logjika e këtij programi, që synonte të eksploronte mënyrën e funksionimit të mendjes njerëzore të financuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA.
Ishin vitet 1960, kishte nisur përballja me Bashkimin Sovjetik, ndërsa Shtetet e Bashkuara, pre e frikës nga të kuqtë, kishin frikë nga propaganda e padukshme e armikut, dhe ishin të bindura se kishte kudo tradhtarë: nga Pentagoni në Hollivud.
Shoqëria ishte e përfshirë nga trazirat sociale, në ajër ndihej shpërthimi i radhës i lëvizjeve kundër–kulturore, ndërsa në laboratorët e vendit diskutohej se si të transformohej në një mundësi sfida e ndryshimit të vazhdueshëm shoqëror. Pikërisht në kontekstin e tensioneve ndër-racore, demonstratave pacifiste dhe dhunës politike të viteve të trazuara 1960, Shtëpia e Bardhë i delegoi CIA-s misionin e gjetjes së një zgjidhjeje ndaj problemit të deportimit të propagandës sovjetike në Shtetet e Bashkuara.
Dhe zgjidhja që u përpoqën të gjenin psiko-luftëtarët e CIA-s ishte ajo në fushën në zhvillim të studimeve konjitive. Për Fondin e Ekologjisë Njerëzore, një nga programet më sekrete të CIA-s dihen pak gjëra. Datat, emrat, numrat mbetën të mbështjella me një petk misterioz. Dhe kjo ka ndihmuar nxitjen e teorive të komplotit.
Dyshohet se HEF u themelua në vitin 1955, nën emrin e Shoqatës për Hetimin e Ekologjisë Njerëzore, pjesë e departamentit të psikiatrisë së Universitetit Kornell.
I fokusuar zyrtarisht në studimin e teknikave bindëse të marrjes në pyetje, ai drejtohej nga neurologu Harold Ulf. Në vitin 1957, pas vetëm 5 vitesh aktivitet, Ulf u shkarkua dhe u zëvendësua nga Xhejms Monro, një ushtarak me përvojë në luftëra psikologjike, si dhe nga Karl Roxhers, një nga psikologët më të shquar të kohës.
CIA ishte i shumë interesuar në një aplikim ushtarak të teorive të Roxhers mbi terapisë jo-drejtuese. Shpresohej të gjendej një mënyrë për t’i detyruar njerëzit të vepronin kundër vullnetit të tyre. Për shembull duke zbuluar sekrete pa qenë të vetëdijshëm, dhe pa pasur nevojë për seancat të dhunshme të marrjes në pyetje.
Advertisement
Për këtë ishin të bindur psiko-luftëtarët e HEF. CIA i lexoi me optimizëm raportet e tyre periodike. Ajo autorizoi edhe përdorimin e drogave dhe psikodelikëve të tjerë, përfshirë dietilamidin e acidit lisergjik (LSD). Në një moment, në kulmin e kërkimit, puna e HEF do të ndërthurej me Institutin famëkeq “Allen Memorial” të Universitetit Mekgill, Atje ndodhën eksperimentet e shpëlarjes, si pjesë e një projekti tjetër të CIA-s mbi mendjen, MKULTRA. Në laboratorët e HEF u testuan teoritë e inxhinierisë sociale dhe të manipulimit të mendjes.
Madje ato u çuan në ekstrem. Pacientët katatonikë u bënë normalë. Ata të shëndetshëm u bënë katatonikë. Pati eksperimente mbi bombardimin psikologjik, rezistencën ndaj stresit, drejtimin psikik, modifikimin e sjelljes. Të gjitha në emër të luftës kundër komunizmit.
Me gjithë sukseset e vlerësuara nga neurologët dhe psikologët në HEF, CIA urdhëroi ndërprerjen e programit në vitin 1965. Ndoshta për ta bashkuar programin po famëkeq MKULTRA. Apo ndoshta për të kryer kërkimet në fshehtësi të plotë. (Il Giornale)
FOTO:
Advertisement