Sipas “Muzeu i Artit të Aplikuar në Beograd” : Medalion në foto është prej argjendi mesjetar serb me stemë heraldike të gdhendur, shekulli i 14-të, i gjetur në Kosovë.

Ky medalion dikur ngjitej në bazën e një kupe pijeje luksoze. Ajo ka të gdhendur stemë heraldike të përbërë nga një mburojë, helmetë dhe kreshtë. Kreshta ka formën e një ujku me putra të ngritura, duke qëndruar mbi një helmetë me një vello në shpinë, rrethuar nga shkrim cirilik. Qartësisht riprodhim i stemës heraldike të Balshajve, ne synim serbizimin e trashëgimisë së tyre historike dhe pasurore.

Ndër principatat e pavarura shqiptare, që lulëzuan pas mesit të shek. XIV, më e rëndësishmja ishte ajo e familjes Balsha me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Ka arsye të mendohet se Balshajt qenë një ndër dyert e shumta fisnike shqiptare, të shpronësuara dhe të keqtrajtuara të kësaj treve, për të cilat flet më 1331 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelmi i Adës. Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here