Me 50,000 euro secili, një familje super e pasur mund të hipë në anijen Crystal Serenity për lundrimin më ekskluziv në botë: dhjetë ditë në Detin Arktik, duke kaluar nëpër pasazhin e stuhishëm Veriperëndimor, ku dallgët janë aq të larta sa një ndërtesë tre katëshe.

Për eksperienca turistike jo të zakonshme, sot ekzistojnë dy destinacione polare të kundërta: fundi i oqeaneve ose hapësira e jashtme. Në prill 2001, i pari nga shtatë turistët hapësinorë deri më tani, amerikani Denis Tito, pagoi 20 milionë euro për të kaluar shtatë ditë, 22 orë e katër minuta në ISS, Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës; në tetor 2009, kanadezi Guy Laliberté hodhi 35 milionë për 12 ditë për të vëzhguar planetin nga atje lart.

Biznesi hapësinor është aq premtues sa që aktualisht janë 21 kompani që konkurrojnë për treg. Çmimet? 430,000 euro për një fluturim në orbitë në një anije kozmike Virgin Galactic në pronësi të Richard Branson; nga 90 mijë në 480 mijë euro për të filluar me SpaceX të Elon Musk; 240 mijë euro për Blue Origin nga Jeff Bezos. / bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here