Mark Basaiti (1470-1530) piktori i shquar i Rilindjes Europiane , së bashku me piktorin Viktor Karpaçi dhe skulptorin e arkitektin Andrea Aleksin, formuan treshen e artistëve më të mëdhenj arbërorë të epokës së Rilindjes Europiane.

Mark Basaitin e gjejmë së bashku në serinë e piktorëve më të shquar të Shkollës së Venedikut, si, p. sh. Giovanni Bellini, Gentile Bellini, Cima da Conegliano, Alvise Vivarini, Giorgione, Tiziano, Tintoretto, etj.

Nga të gjitha veprat e tij, “Thirrja e bijve të Zebedeut” (“La Vocazione dei figli di Zebedeo”), është piktura që ka më së shumti pamje nga natyra malore e Arbërit dhe njerëzit me tipare tipike të trevës sonë. Edhe në pikturat dhe portretet e tjera ai ka të vërteta, shprehje dhe vitalitet që e bëjnë artin e tij shumë të afërt dhe komunikues. Veprat e tij plot jetë dhe gjallëri me një formacion konform kohës që jetoi, e bënë atë të admiruar nga bashkëkohësit dhe shumë të vlerësuar nga kritikët e mëvonshëm të historisë së artit për një nga gjenitë e pikturës së Rilindjes!

Mark Basaiti: “Thirrja e bijve të Zebedeut” (“La Vocazione dei figli di Zebedeo”).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here