6.1 C
Pristina
Saturday, June 19, 2021
Home KURIOZITETE Ku e ka origjinën numri zero? Misteri më i madh i matematikës

Ku e ka origjinën numri zero? Misteri më i madh i matematikës

Kërkuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan dorëshkrimin e Bakhshalit, teksti matematikan më i vjetër dhe përcaktuan origjinën e simbolit.

Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë. Ky lloj simboli përdorej për të shenjuar pozicion. Përfaqësonte fillimin e një sistemi numerik indian, tashmë jashtë përdorimit. Duke filluar që nga ai formoheshin numra më të mëdhenj. Për një farë kohe numri Zero u kthye në një obsesion të matematikanëve.
Deri më tani, regjistrimi i parë që kishim ishte e një shkrimi mbi murin e një tempulli indian në Gwalior, në shekullin e IX. Megjithatë një zbulim i fundit hodhi poshtë hamendësimet. Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit morën nga biblioteka e Bodleian e cila ruhet që prej 1902, dorëshkrimin e Bakhshalit, një tekst i famshëm indian dhe e shqyrtuan.

Kërkuesit konfirmuan se Bakhshali që ka qindra zero në faqet e tij daton nga shekulli i III ose I IV, çka do të thotë se zbulimi i këtij numri përshpejtohet me 500 vite. Sot ky numër përdoret në të gjithë botën dhe është elementi kyç në botën digjitale.

Krijimi i numrit zero si numër që evuloi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës, – shprehet Marcus du Sautoy, professor i Oksfordit. Teksi ruhet që nga viti 1881 dhe u gjet në një fushë i groposur aty, ku sot është Pakistani.

Pavarësisht antikitetit të tij datimi ishte i debatueshëm, por njihet në të gjithë botën si teksti matematikan më i vjetër në botë. Kërkimet e reja treguan se është më i hershëm akoma. Vështirësia në datim vjen nga materiali i faqeve, janë 70 faqe të tilla me fletë thupre, e cila është përdorur në të paktën tri periudha. Tashmë e dimë se në shekullin e III matematikanët indianë hodhën farat e një ideje që më vonë do të kthehej në thelbësore për botën moderne. Zbulimet treguan se sa vibrues ishin matematikanët në nënkontinentin indian gjatë shekujve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments