Që nga fillimi i qershorit grupi i hakerëve “Play” ka marrë nën kontroll serverët e kompanisë Xplain me bazë në Interlaken dhe kishin vjedhur të dhënat federale të ruajtura atje dhe më pas i publikuan në rrjetin e errët.

Të dhënat u vendosën në rrjetin e errët më 13 dhe 14 qershor, raporton Blick. Por, tani ata janë zhdukur përsëri nga atje, sipas Qendrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike NCSC.

Megjithatë, NCSC nuk ka mundur të thotë pse ndodhi kjo.

Të dhëna të shumta janë marrë nga institucionet zvicerane, duke rrezikuar edhe privatësinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here