Njihuni me ato çka sjell uji i detit për trupin tuaj:

Për forcim të organizmit

Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë. Njëkohësisht uji ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin.

Gjatë qëndrimit në det ekspertët këshillojnë që çdo ditë të ndani së paku 20 minuta për shëtitje përgjatë bregut të detit, sipas mundësisë në orët e hershme të mëngjesit apo para perëndimit të diellit. Në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Mos bëni dush menjëherë pas plazhit!

Nëse keni fat që pushimet t’i kaloni në një vend të vogël apo periferik në bregdet, ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni nën dush me ujë të ëmbël.
Prisni që të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken.

Ushtrimet në ujë!

Është interesante që një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 stërvitje në çdo vend jashtë ujit. Uji i detit ndikon në të njëjtën mënyrë si të jeni në palestër, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt.

Nëse dëshironi që të eliminoni celulitin, notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë deri te gjoksi, së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje), do të ishte ideale.

Uji i Detit – Mrekulli Për Sistemin imunitar

Uji i detit përmban elemente jetike, vitamina, minerale, aminoacide dhe mikroorganizma të gjalla që prodhojnë veprim antibiotik dhe antibakterial që kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Sipas studimeve të konsultuara nga AgroWeb.org, përbërësit e ujit të detit përthithen dhe përdoren lehtë nga trupat tanë ndërsa ne notojmë.

Ekspertët pohojnë se noti në det hap poret në lëkurë duke lejuar thithjen e mineraleve detare. Gjithashtu noti eliminon helmet e trupit që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Uji i detit përdoret nga shumë njerëz për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Kjo pasi ai aktivizon mekanizmat e shërimit të trupit për të luftuar sëmundje të tilla si azma, artriti, bronkiti, si dhe dhimbjet e kyçeve.

Uji i Detit Ndihmon Fort Qarkullimin e Mirë të Gjakut

Noti në ujin e detit lehtëson shumë qarkullimin e gjakut në trupin tuaj. Qëllimi kryesor i terapisë së ujit të detit është rritja e qarkullimit të gjakut.

Larja në det raporton AgroWeb.org përmirëson qarkullimin e gjakut. Ajo stabilizon mineralet bazë të cilat dobësohen nga stresi, ushqimi i dobët dhe ndotja e mjedisit.

Uji i Detit – Bekim Për Gjendjen e Mirë të Trurit

Studimet shkencore të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se tingujt e valëve të detit ndikojnë tek truri i njeriut duke sjellë në një gjendje relaksimi të thellë.

Ky qetësim sjell rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Një nga kripërat minerale bazike të ujit të detit është edhe magnezi. Minerali i magnezit eleminon irritimin nervor dhe rrit ndjenjën e qetësisë.

Ajri i Detit Sjell Gjumë Më të Shëndetshëm

A keni menduar ndonjëherë se pse flemë më qetë pasi notojmë në det? Ajri i detit është “i ngarkuar” me jone negativë të shëndoshë që përshpejtojnë kapacitetin përthithës të oksigjenit nga organizmi.

jo është arsyeja pse në fund të ditëve në det, ju keni më shumë energji ndërsa në të njëjtën kohë jeni më të relaksuar.

Përfitimet Unike Për Organizmin

Ngrohtësia e diellit pranë detit ndikon në sistemin tonë endokrin. Ekspozimi i kujdesshëm ndaj diellit është i dobishëm kundër disa problemeve të lëkurës të tilla si psoriaza, ndërsa rrezet ultravjollcë përmirësojnë lëkurën e thatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here