Një “çantë” dore më e vogël se një kokërr kripë është shitur në ankand për më shumë se 63 mijë Dollarë.

Mezi e dukshme për syrin e njeriut, “çanta” fluoreshente në ngjyrë të gjelbër bazohet në një dizajn të njohur të Louis Vuitton, megjithëse është vepër e një ekipi arti në New York dhe jo vetë marka luksoze.

Në foto: Çanta mikroskopike që u shit për 63 mijë Dollarë në ankand

Duke e quajtur krijimin e saj të vogël “Çantë dore mikroskopike”, grupi MSCHF me bazë në Bruklin pretendon se çanta është mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripë deti.

Ajo u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet çanta. Shitja u organizua nga Joopiter, një shtëpi ankandi në internet e themeluar nga muzikanti, producenti dhe stilisti amerikan Pharrell Williams./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here