Pas bashkimit të fisnikërisë arbërore më 2 mars 1444 në Lidhjen e Lezhës nën Skënderbeun, osmanët dërguan menjëherë rreth 40,000 ushtarë të komanduar nga Ali Pasha për të shtypur shtetin e ri të Arbërit. Skënderbeu mobilizoi rreth 15,000 ushtarë, rreth 8,000 kalorës dhe 7,000 këmbësorë.

Përplasja mes dy ushtrive ndodhi në fushën e Torviollit më 29 qershor të atij viti. Skënderbeu ndau ushtrinë e tij në tri grupe, ndërsa një pjesë të kalorësisë e fshehu në pyll.

Ali Pasha filloi betejën duke urdhëruar ushtrinë osmane të sulmonte Skënderbeun. Ushtria shqiptare qëndroi e fortë dhe zbrapsi sulmet osmane, ndërkohë, me betejën që po zhvillohej Skënderbeu urdhëroi kalorësinë e fshehur shqiptare të sulmonte.

Osmanët u gjendën të rrethuar nga arbërit dhe nga paniku filluan të dezertonin rradhët ndërsa sulmoheshin nga kalorësit arbërorë. Pasojat për ushtrinë osmanët ishin katastrofike, rreth 20,000 ushtarë osmanë humbën jetën dhe rreth 2,000 të tjerë u kapën rob, ndërsa humbjet e arbërorëve ishin të pakta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here