Më 20 qershor 1930 u nënshkrua traktati i parë tregtar midis Shqipërisë dhe Japonisë. Ndërsa marrëdhëniet diplomatike u krijuan në prill të vitit 1922 me njohjen e shtetit të ri shqiptar të pavarur nga Japonia. Në vitin 1935 Mbretëria e Shqipërisë hapi Konsullatën e Nderit në Osaka. Pas Luftës së Dytë Botërore marrëdhëniet u ngrinë dhe u rikonfirmuan më 10 mars të vitit 1981.
