Achille Teti

Ne Albania Tarantina (Puglia) me 14 katunde arbreshe te ardhur nga Epiri , i vetmi qe vazhdon te ruaje gjuhen traditat veshjet dhe identitetin arberesh (albanese) eshte SHEN MERXHANI (ne gjuhen e vendasve)ose San Marzano di San Giuseppe i cili me gati 10 mije banore eshte edhe vendbanimi me i madh arbreshe pas Biancavilla -s. I themeluar nga nje numer familjesh nga bregu i Himares me ne krye kapedan Dhimiter Kepucemadhin (Kepucemadhi e mori nofken nga qe kishte kemben e madhe por sipas disa studjuesve behet fjale per Dhimiter Basta i ati i te madhit Gjergj Basta-s)
Kemi mbiemrat me origjine nga Himara (bregu) si Borshi (borsci) , Todhri (todaro), koko (cocco) , Basta , pikerri (picherri Piqeras), Pieri (Pjero) , Roshi (roscira) , Talo, Minguli (minculi, micculi), Plako (i perkthyer italisht ne vecchio ne vitin 1930) etj . Shume albanesi nga Himara i vendosen edhe ne Sava.
Ne vitet 70-80 professori De Padova organizonte shkolle nate per te mesuar gjuhen arbreshe por edhe kenge e valle tradicionale.
Ne kete video tregohet nje ngjarje e vertete ku gjate luftes se dyte boterore italia pushtoi Greqine dhe zoti Bianchi nga San Marzano tregon se nje dite trokasin ne shtepine e nje greku per te lipur buke se ishin te uritur por e zonja e shtepise nje “Greke” qe nuk dinte greqishte i pergjigjet ne shqip:
” Ece jashte! Nuk ka buke per ju.!”
Arbreshi qe ishte ushtar i ushtrise italiane pushtuese ia kthen ne shqip:
” Pse te vate ? nuk keni buke per mua?”
“Grekja” habitet dhe i thote:
“Uaa pse edhe ti vllai jone qenke?”
” Po! Vllai juaj jam ” i pergjigjet arbreshi.
Plaka “greke ” urdheron nusen dhe i thote:
“Jepi buke ketij vellait tone se e ka marre uria! Merre poshte mbuleses (ku e kish fshehur).
Pra nje “italian” dhe nje “greke” detyrohen te flasin ne shqip per tu marre vesh .
Kjo eshte fuqia e gjuhes shqipe arberore epirjote dardane ilire pellasge, me emra te ndryshem ne kohe te ndryshme por e njejta e trasheguar gojarisht brez pas brezi qe nga lashtesia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here