NGA: GJON KEKA
Shqiponja është zgjedhur si simbol për shumë popuj, princa dhe ushtri që nga kohërat e lashta.Kështu shqiponja u përdor fillimisht si simbol ushtarak, si simbol i rrufes dhe i mburojës si simbol që vjen nga qiell – hyjnor suprem.
Në shumë beteja të asaj kohe humbja e Shqiponjës u konsiderua një fyerje e madhe për trupat ushtark saqë ata u ndëshkuan rëndë për humbjen e tyre.Si shenjë ushtarake,Mesjeta e njihte Shqiponjën në kuptimin e saj heraldik në flamuj, sikur është rasti i simbolit të shqiponjës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ,simbol me të cilën u vesh identiteti ynë kombëtar dhe shtetëror,pra simbol që e shënjtëroi kombin tonë.
Në lashtësi ,respektivisht mitologji e hasim Shqiponjën e Zeusit, në formë natyrale, e cila qëndron gati për të fluturuar dhe e cila mbante rrufe në kthetrat e saj.Ndërsa në artin e krishterë, Shqiponja është atributi i Gjon Ungjilltarit.Pastaj edhe tek romakët(Perandoria romake) dhe popujt tjerë.Nga kjo si u tha më lartë në vazhdimësi sidomos në heraldikë, Shqiponja është më e zakonshme nga të gjitha stemat; gjendet në stemat e shteteve, princërve, fisnikëve dhe shumë qyteteve.Shqiponja heraldike shfaqet e lirë me krahë të shtrirë, trupin e mbajtur drejt dhe dy kokat e kthyer njëra djathtas tjetra majtas (zakonisht me gjuhën jashtë), këmbët dhe kthetrat e hapura dhe bishtin e varur, të përdredhur.
close
volume_off
Sikur dihet Shqiponja shfaqet si një gjë e shenjtë në mesin e shumicës së popujve para krishterimit.Simbol i fitores dhe dominimit. Fitorja mbi të fortët u shënua nga një shqiponjë që kapte një gjarpër; ai për të dobëtin nga një shqiponjë që kapte një lepur në kthetrat e tij. Si simbol i fuqisë dhe madhështisë, Shqiponja ishte shoqëruesi i Zeusit në mitologji dhe përshkruhet e ulur pranë fronit të tij ose duke kurorëzuar skeptrin. Si shërbëtor i Zeusit, ai është bartës i syve dhe si i tillë, me rrufenë në kthetrat e tij.Ndërkaq, duhet nënvizuar edhe këtë se më parë shqiponja shfaqet si zogu i preferuar i zotit suprem dhe në të njëjtën kohë si simbol i erës së stuhishme apo si një gjigant i erës së furtunës, që duke kënduar në fund të qiellit, me përplasjen e krahëve përhap erën mbi tokë.
Poashtu Shqiponja është simbol i sundimit mbretëror dhe ishte e shenjtë për shumë sundimtar që nga lashtësia e deri më sot.Në disa raste e hasim edhe simbol i Parajsës, dhe ylli mbi kokë apo yjet mbi krahët e shtrirë, pa dyshim, tregon Qiellin.Gjithashtu shqiponja është një simbol i profecisë.
Por si erdhi Shqiponja ndër ne si popull e komb, dhe si e përqafojë këtë simbol familja fisnike e Kastriotëve, këtu do të jap një shpejgim të shkrutër që rrjedhë nga gojdhënat e ndryshme mbi shqiponjën e cila zbrit në zotërimet e familjes fisnore të Kastriotëve?
Sikur e pamë më lartë ,shqiponja kishte simbolika të ndryshme madje si një simbol që vjenë nga parajsa apo simbol i parajsës, pra qiellit, poashtu edhe u profecisë dhe i rrufës apo erës së stuhishme etj etj.Tani, megjithatë, ndoshta rastësia ndoshta profecia i ka zbritur shqiponjat nga parajsa.Kështu dy Bari të Arbërisë që qëndronin në zotërimet e Kastriotëve ,rastësisht panë dy shqiponja me kokë mbretërore që kanë nisur një përleshje në ajër, sepse shqiponja nuk lejon askënd tjetër të llojit të saj të sundojë në territorin ku ajo banon. Lufta ishte aq e nxehtë sa ata u rrahën me njëra-tjetrën dhe i kafshuan sqepat e tyre, ku më pas edhe krijuan Shqiponjën me dy kokë nga lëvizjet e tyre që bënin nga dyluftimi i tyre.
Këta dy Barinjë arbëror ishin në fushë dhe i shohin përleshjen e tyre kur dy luftëtarët bien nga lartësia në tokë.Pasi i zurën të dyja të lidhura bashkë me dy kokët e bashkuara i dërguan tek kryefisniku i familjes së Kastriotëve ,të cilët u mrekulluan dhe i bënë nga ajo ditë simbole të fisnikërisë së tyre,duke e konsideruar shqiponjën me dy kokë si të zbritur nga qielli për fisin e tyre të bekuar.
Kështu më pas ky simbol u trashëgua në familjen fisnike të Kastriotëve deri te Gjergj Kastrioti i cili më pas e ngriti këtë si simbol të shtetit të Arbërit dhe të identitetit përbashkues të kombit tonë arbëror europian.Simbol me të cilin e ka vulosur kombin tonë arbëror (tani shqiptar) europian.është pikërisht kjo Shqiponjë e cila qëndron si vulë e pashlyer e lidhjes sonë me rrënjët tona historike Kastriotiane.