“Apologjia e Skënderbeut”

“Apologjia e Skënderbeut” e njohur me titullin e plotë si “Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princi shumë i fuqishëm dhe i pathyeshëm i Epirit i rikthyer popullit dhe vendit të tij” është një vepër e Frang Bardhit (1606-1643), peshkopit shqiptar, i njohur si një nga shkrimtarët e letërsisë së vjetër shqipe.

Vepra, e shkruar në vitin 1636 në latinisht në Venedik, është një apologji dedikuar Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar.

Bardhi e shkroi veprën në 15 ditë, në një zemërim të madh, për të hedhur poshtë shkrimet e një peshkopi boshnjak që pretendonte se Skënderbeu nuk ishte shqiptar. Peshkopi i Bosnjës më 1631 nxorri tezën që Skënderbeu kishte origjinë nga familja e tij e Marnaviçëve, pa asnjë argument, me qëllim për të lartësuar emrin e familjes së tij, por teza e tij u hodh poshtë nga Frang Bardhi me fakte historike dhe argumente të pamohueshme për origjinën shqiptare të Skënderbeut.

Në një pjesë të veprës, Bardhi shkruan: “E mora përgjegjësinë për këtë, jo për ndonjë arsye tjetër veçse t’ju tregoj lexuesve të vërtetën e vetme, sepse nuk ka nevojë ta zbukuroni me fjalë të bukura por të rreme”.

Frang Bardhi duke shkruar veprën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here