Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e gavrës së gojës.

Me përbërjen e saj që ka, është e dobishme edhe për tharje të puçrrave, lisë së ujit, mund të ndërpresë edhe rrjedhjen e gjakut pas situatave të pakëndshme të depilimit, zbardh, shndrit, freskon, largon njollat, ripërtërin dhe mbron smaltin.

Por, pasta bën çudira për shumë gjëra dhe jo vetëm për dhëmbë.

Puçrrat – Për t’i tharë puçrrat qitni mbi to pastë dhëmbësh. Në fillim mund të ndieni djegie të lehtë, mirëpo shpejt do të qetësohet. Lëreni të ndikojë një orë dhe pastaj me ujë të vakët me kujdes hiqeni pastën. Fytyrën thajeni plotësisht, pastaj qitni krem hidratues. Veprimin nganjëherë duhet përsëritur disa herë në mënyrë që puçrrat të thahen, mirëpo nuk do të duhej ta provonit nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Lia e ujit – Pasta e dhëmbëve mund të shpejtojë procesin e tharjes së lies. Qitni pastë dhe lëreni të ndikojë sa më gjatë.

Thonjtë – Pasta e dhëmbëve do t’i forcojë thonjtë ndjeshëm. Pastën qiteni në thonj, pastaj fërkojini me lëvizje të buta. Thonjtë bëni masazh dhjetë minuta, pastaj pastën lajeni me ujë të vakët. Këtë veprim nuk do të duhej ta provonit nëse keni ndërgishte (vallum unguis). Prisni që ndërgishtet të dregëzohen, dhe vetën atëherë i kuroni thonjtë me pastë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here