Arbanasi (Arbënesh) dikur fshat i izoluar sot lagje në qytetin e Zarës ne Kroaci, Kronike e Televizionit shtetëror Kroat, HRT

Komuniteti i arbëneshve të Zarës e ka ruajtur gjuhen, kulturën e trashëgiminë origjinale shpirtërore duke i rrezistuar gjate tre shekujve asimilimit.

Arbëneshet e Zarës janë me origjinë nga fshatrat përreth Liqenit të Shkodrës të cilët ishin larguar nga tokat e veta nga zullumi i turqëve dhe ne disa vale (1655, 1726-27 dhe 1733) përmes Bokës së Kotorit e Detit Adriatik kishin arritur me anije në bregun afër Zarës ku edhe sot ekziston komuniteti i tyre edhe pse janë shpërndarë në ndërkohë anembanë Kroacisë.

Nga ky komunitet kanë origjinën shumë njerëz dhe intelektual me fame te artit, kulturës, sportit e te politikes ne Kroaci: muziktarët familja Deshpali, këngëtari Gjani Marshan, sportistet Pino Gjergja, vëllezërit Bajko, kryebashkiaku i Zares Kallmeta, arkeologu e ilirologilu Alleksandar Stipçeviq dhe shumë të tjerë.

Në Arbanasi edhe sot gjeneratat e vjetra e flasin gjuhen gegërishte arbeneshe, këndojnë këngët e vjetra në ketë gjuhe dhe i ruajnë traditat origjinale te jetës shpirtërore, por për fat dita-dites janë në proces te vazhdueshëm te asimilimit për shkak te martesave me kroatë por megjithatë te vetëdijshëm për rrënjët shqiptarëve te origjinës se tyre./Plava e Gucia Sot

(4) Watch | Facebook

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here