Protestat e tubimet e ndryshme mbledhin shumë persona për të kritikuar apo për të përkrahur diçka. Tubimi më i madh në historinë shqiptare është ai për pajtimin e gjaqeve me 500 mijë persona.

Më 1 maj 1990, në vendin e quajtur “Varret e Llukës” në komunën e Deçanit, u mblodhën më shumë se gjysmë milion shqiptarë në përkrahje të lëvizjes, e u falën shumë gjaqe.

Fushata për pajtimin e gjaqeve ishte njëra nga nismat patriotike, në krye me Anton Çettën. Kjo fushatë rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.

Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë.

Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here