A e keni menduar ndonjëherë  se cili profesion mund të jetë më stresuesi? Të gjithë mund të listojnë lehtësisht punët që bëjnë duke i konsideruar ato si më stresantet.

Por së fundi një studim i ri ka sugjeruar se të qenit kamarier ose kamariere është një nga punët më stresuese dhe për këtë arsye mund të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin e një individi.

Kjo sigurisht vjen si pasojë  se punët me kërkesë të lartë dhe pak kontroll të situatës, si të jesh një kamarier , mund të jenë më stresuese sesa punët me kërkesë të lartë dhe kontroll të lartë të situatës, siç është për shembull mësimdhënia.

Nga ana tjetër shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se punët me pagesë të ulët me ngarkesë të lartë pune, si ajo e kamarierit, i lënë punonjësit në rrezik shumë më të madh nga problemet e zemrës dhe 58 për qind më shumë gjasa të pësojnë një goditje ishemike, i cili lloji më i zakonshëm i goditjes që shkaktohet nga një bllokim i rrjedhës së gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here