Pasi hodhën një rrjetë në ujin e një pellgu në Hong Kong, shkencëtarët kanë kapur një specie të çuditshme. Bëhet fjalë për një kandil deti në formë kubi dhe me 24 sy.
Kjo krijesë e çuditshme e fshehur në ujin e pellgjeve në Rezervatin Natyror Mai Po, është një nga më helmueset në botë sipas studiuesve.
I llojit “Tripedalia maiponesis”, kandili ka një trup të tejdukshëm më një nuancë të lehtë të ngjyrës së bardhë, i vogël dhe me tre tentakula. Kandili ka dy sy më të mëdhenj, ndërsa të tjerët duken si gropa më të vogla.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/04/hong-kong.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/04/mai-po.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2023/04/24-eyes.png)
Dy nga këta sy përdoren për të parë imazhe ndërsa katër të tjerët përdoren për të zbuluar dritën. Struktura e tij është e till që t’i përdorë tentakulat si “lopata” për të notuar shumë më shpejt se llojet e tjera të kandilave.
Kur noton, kandili i detit duket sikur po pulson ndërsa e shtyn trupin përpara dhe studiuesit e kanë emërtuar sipas zonës ku u zbulua, Mai Po. Një nga studiuesit u shpreh se zbulimi i këtij kandili tregon shumëllojshmërinë e specieve në zonat ujore të Kinës.
Rezervati Natyror Mai Po është në veri të Hong Kongut. Hong Kongu është një rajon i veçantë administrativ i Kinës dhe ndodhet në skajin jugor të vendit./tvklan.al