Në një takim me fansat në Barcelonë, regjisori amerikan Quentin Tarantino ka rrëfyer “traumën” e tij të fëmijërisë. E kush do ta besonte se bëhet fjalë për një film vizatimor?! E çuditshme, por e vërtetë. “Bambi” është filmi që Tarantinon e ka tronditur psikologjikisht kur ishte fëmijë.

“Bambi u nda nga e ëma, të shtënat e gjahtarit në drejtim të saj dhe zjarri në pyll më kanë ndikuar më shumë se çdo imazh tjetër kinemaje. Më dukej si apokalips. Më shumë se dinamika e filmit, kthesa tragjike e ngjarjes më ndikoi shumë. Ky film shkatërroi shumë fëmijë për dekada me radhë, askush s’ishte përgatitur për vdekjen e nënës së personazhit kryesor”, u shpreh regjisori.

Tarantino prezantoi në Teatrin Coliseum në Barcelonë librin e tij të parë jo-fiction, një përmbledhje e filmave të viteve 1970. Për këtë libër ai do të zhvillojë një turne evropian. Më parë ai e ka prezantuar librin në New York, Los Angeles, London dhe Paris.

Ambientet e teatrit u mbushën plot, me fëmijë, adoleshentë e të rritur./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here