Elon Musk po përgatitet të hedhë në treg automjetin e ri Tesla Model2. Duket se makina elektrike e re do të jetë më e vogel se modelet e deritanishme, me gjatësi 4.5m, më e aksesueshme, me një çmim prej 25 mijë Dollarë dhe me sasi prodhimi mjaft të lartë, 4 milionë në vit.

Ndërkohë që Tesla model 3 aktualisht në treg kushton 45 mijë Dollarë. Pra më agresiv në çmim, për të mposhtur edhe konkurrencën e Volkswagen që ka njoftuar gjithashtu një çmim të tillë për makinën e re elektrike që do prodhojë Id2All.

Duket se do të jetë viti 2025, megjithatë menaxherët e kompanisë dhe vetë Musk nuk kanë dashur të japin më shumë informacione.

Ndërsa për prodhimin fokusi mund të jetë në fabrikën e Shanghai por edhe në stabilimentin në Meksikë, ku pikërisht aty do të marrë jetë gjenerata e re e automjetit Tesla. Megjithatë zv/presidenti Lars Moravy ka theksuar se prodhimi do të jetë në disa fabrika, pasi parashikmet janë për volume shumë të mëdha dhe të shpejta.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here