Referenca nga : av Xhafer Sadiku

FALSIFIKATORI I HISTORISË

Gjatë viteve të luftës, Enver Hoxha nuk ka drejtuar asnjë mbledhje të rëndësishme të Partisë Komuniste. Kështu, mbledhjen themeluese të PKSH e drejtuan Miladin Popoviq e Dushan Mugosha.
Mbledhjen më të rëndësishme të PKSH, Konferencën e Parë të Vendit (mars 1943), e drejtoi Bllazho Jovanoviq, që erdhi enkas nga PKJ. Po kështu, referatin politik e mbajti Dr. Ymer Dishnica i cili kishte mbajtur referatin politik edhe në Konferencën e Pezës, pasi Miladini e kishte caktuar Sekretar Politik të PKSH.
Konferencën e Pezës e drejtoi Ndoc Coba, ndërsa Mbledhjen e Dytë të Labinotit (shtator 1943) e drejtoi Sejfulla Malëshova. Edhe Kongresin e Përmetit e drejtuan emisarët e PKJ të cilët formuan komitetin nacionalclirimtar
Miladin Popoviq, përpara largimit të tij nga Shqipëria, në Helmës (gusht 1944), u tha antarëve të KQ të PKSH të popullarizonin Enver Hoxhën. Shkrimin e parë për popullarizimin e Enver Hoxhës e shkruajti Liri Gega.
Në gusht 1944 erdhi Velimir Stojniq, i cili studioi personazhet e PKSH dhe drejtoi punimet e Plenumit të Beratit (nëntor 1944). Megjithë kritikat që iu drejtuan në atë plenum Enver Hoxhës, PKJ dhe Stojniq kishte plan që PKSH të drejtohej nga Enver Hoxha dhe që në atë mbledhje, për t’i hapur rrugën Enverit goditën Liri Gegën.
Pas plenumit të Beratit filloi hakmarrja e Enver Hoxhës mbi komunistët që kishin veprimtari që para themelimit të PKSH, i eliminoi dhe falsifikoi historinë e PKSH-PPSH dhe të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here