DURRESI QYTET I LASHTE ILIR ~3000 VJECAR!

AMFITEATRI I DURRESIT ME I MADHI NE YLLIRI (BALLKAN) NE GJENDJE TEJET KATASTROFIKE

Dyrrahu (Dyrr -əs , shqip: [durrəs]; forma e shquar e shqipes: Durrësi ) është qyteti i dytë më i populluar i Republikës së Shqipërisë dhe selia e Qarkut Durrës dhe Bashkisë Durrës.

Durrësi ndodhet në një fushë të rrafshët përgjatë bregut shqiptar të detit Adriatik midis grykëderdhjeve të Erzenit dhe Ishëm në cepin juglindor të detit Adriatik. Klima përreth ndikohet thellësisht nga klima sezonale mesdhetare.

Durrësi u themelua nga Korintiotët dhe Korkyrainët ilirë, fillimisht me emrin “Epidam -nos” rreth shekullit të VII para Krishtit në bashkëpunim me ilirët e tjerë vendas aty; Taulantët.

I njohur mandej edhe si Dyrrachi -um, Durrësi u zhvillua më tej prej sundimtareve ilirë dhe pasardhësve të tyre Bizantë

Rruga; “Via Egnatia”, vazhdimi i “Via Appia”, fillonte në qytet dhe të çonte në pjesën e brendshme të Gadishullit të sotëm Ballkanik deri në lindje; Kostandinopojë.

Në mesjetë, Durrësi mbeti mes sundimit bullgar, venecian dhe atij osman, të cilët {osmanët} mbizotëruan duke sunduar qytetin për më shumë se 400 vjet nga viti 1501 deri në vitin 1912.

Lidhjet e transportit, përqendrimi i institucioneve ekonomike dhe tradita industriale qëndrojnë në themel të pozicionit kryesor ekonomik të Durrësit në Shqipëri.

Porti i Durrësit, është një nga më të mëdhenjtë në detin Adriatik, i cili lidh qytetin me vendet e tjera fqinje.

Atraksioni më i konsiderueshëm i tij është Amfiteatri i Durrësit që është përfshirë në listën tentative shqiptare për t’u shpallur si Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Dikur kishte një kapacitet për 20,000 njerëz, ai është amfiteatri më i madh në Gadishullin Ballkanik.

ETIMOLOGJI:

Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohet me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. dhe keshtu nipi i Epidamios mori emrin si mbret i Dyrrahut dhe u njoh me emrin Dyrrach; Dyrrah

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.

Qyteti Epidamn Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K. Banoret e parë të Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoilir, pellazge, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike.

Në kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perendimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port.

Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.

Monedhat e vjetra të qytetit datojnë nga 450-350 para.K.

Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis #Pelegi_Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e Dardanë.

Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete më Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm “Derë e dritare” të Evropës.

Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej më emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantinë.

Gjatë periudhës bizantine Durrësi vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Ajo ishte kryeqendra e Provincës “Epiri i Ri”, ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.

Aleksander Hasanas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here