Tregon nutricionisti Agron Rexhepi

Doktor Agron Rexhepi, i cili me profesion është nutricionist i ftuar në emisionin “Libero”, ka treguar për mënyrën e të ngrënit, gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas tij, nëse fillimisht pihet ujë dhe hahet hurma, pasi ndikon shumë pozitivisht në organizëm, shkruan atvlive.tv.

“Kur vjen koha e iftari duhet pasur kujdes se si po fillon të ushqehesh. Duhet të fillosh me ujë dhe jo lëngje të frutave e as ato të gazuar. Më e preferuara është që të fillosh me 1-2 gota ujë dhe me 2-3 kokrra hurma. Pastaj preferohet që pi një supe dhe një sallatë e assesi ushqime kalorike në kohën e iftarit. Më e preferuara është që deri në syfyr të hahet tre herë. Pastaj në syfyr të shkojmë më një ushqim tjetër, I cili nuk guxon të përmbajë ëmbëlsira e as kafeinë, e as karbohidrate”, tha Rexhepi.

Tutje, ai theksoi se shumë bëhen gabime gjatë muajit të Ramazanit, në aspektin e të ushqyerit.

“Assesi në Syfyr të mos konsumohet kafe, qaj të gjelbër apo qaj i zi, pasi këto pije kanë kafeinë dhe stimulon sistemin nervor dhe s’mundesh me bo gjumin e rehatshëm pas syfyrit”, shtoi ndër të tjera ai./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here