Gjergj Arianiti

Gjergj Arianiti ishte një nga zotërit më të fuqishëm feudal arbëror gjatë Mesjetës së Vonshme i cili me sukses luftoi në disa fushata kundër osmanëve.

I lindur rreth vitit 1383, Gjergj Arianiti ishte djali i Komnen Arianitit nga Dera e famshme e Arianitëve.

Gjatë viteve 1432-1436, princi Gjergj Arianiti ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjes anti-osmane në Arbëri. Ishte pikërisht kjo periudhë kur Arianiti mori famën e tij si rezultat i betejave të suksesshme kundër ushtrive osmane.

Fitoren më të madhe e arriti në vitin 1432, kur shkatërroi një ushtri osmane prej 10,000 burrash e udhëhequr nga Ali Beu.
Për këtë fitore, kronisti bizatin Çalkondyles do shkruante “Në këtë betejë, Arianit Komneni arriti një fitore të lavdishme”.

Ishte pjesëtar i Lidhjes së Lezhës, aleat por dhe rival i Skënderbeut në disa periudha. Vajza e tij, Donika, u martua me Kastriotin në prill 1451, ndërsa Arianiti vazhdoi luftën kundër pushtimit osman deri në vitin 1462 kur vdiq në një moshë të thyer.

📸 Falenderojmë @xxartist__v për këtë vizatim të Gjergj Arianitit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here