Familja Shpani, ose Spani, përmendet në dokumentet mesjetare në disa zona të Arbërisë, si në Drisht, Pult, Mat e në krahina të tjera. Në shek. XV Spanët ishin mes zotërve të Arbërisë veriore dhe morën pjesë në Kuvendin e Lezhës në 1444, që themeloi ushtrinë e përbashkët arbërore me në krye Skënderbeun. Pas pushtimit osman, Pulti i vjetër (zona nga malet pas Drishtit deri në lumin Valbonë) u njoh edhe me emrin “Petrishpan-ili”, në emër të Pjetër Shpanit.

Nga ajo kohë, mbiemri Shpani shfaq vazhdimësi në zonën e Urakës (bajraku i Rranzës) në Mat, ku del në disa fshatra që në regjistrimin e vitit 1467, dhe gjendet edhe sot. Një nga pinjollët e Shpanëve të kësaj zone ka kryer testin e vijës atërore, nga i cili u mësua se kjo familje mbart linjën J2b-L283>PH1751>Y46913 (https://www.yfull.com/tree/J-Y46913/), me vazhdimësi nga Epoka e Bronzit në Ballkanin perëndimor.

Mundet që edhe Shpanët e Drishtit e të Pultit të kishin të njëjtën prejardhje, mirëpo kjo mbetet ende e pasigurtë. Ndërkohë nje linjë tjetër atërore rreth 25-35 breza larg asaj të Shpanëve të Matit gjendet në dendësi shumë të lartë në ish-zotërimet e tyre më veriore në fiset e sotshme Nikaj, Krasniqe dhe Gash (J-Y126399).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here