Detaje nga beteja e famshme me “shkak dehjen” serbe në Ballkan

Ditë më parë, përkujtimorja e radhës e Betejës së famshme të Çanakalaë në Turqi, u bë duke inaugurar një urë që lidh dy brigje, njëherësh dy kontinente, një mrekulli inxhinierike në shkallë botërore. Ura bartte dhe shumë simbolika të kësaj lufte, një ndër krenaritë kombëtare të Turqisë.

Por çfarë pati edhe ballkanike kjo luftë?

Beteja e Çanakalasë, në literaturën anglo-saksone e njohur si Beteja e Galipolit, ka qenë beteja më e madhe që është zhvilluar gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918).

Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve serbe për zgjerim territorial. Por, shkaku kryesor që ka qëndruar në sfond ka qenë territori shqiptar. Serbia nuk u nda e kënaqur me krijmin e Shqipërisë më 1912 dhe pas dy viteve tentoi të zgjerohet në perëndim të saj, kah Bosnja. Kjo ishte për shkak se Britania dhe Franca i dhanë sinjale Serbisë që ta bënte këtë zgjerim. Këtë nuk e lejoi Austro-Hungaria dhe e sulmoi Serbinë, të cilën e shpartalloi brenda një viti.

Kështu filloi Lufta e Parë Botërore. Serbisë në ndihmë i doli Rusia, Franca dhe Britania e Madhe që krijuan Antantën. Ndërsa përballë saj, në anën e Aleancës Tripalëshe u rreshtuan Austro-Hungaria, Gjermania dhe Perandoria Otomane, territori i së cilës ishte synim i presë dhe plaçkës nga Antanta.

Në betejën Çanakalasë që zgjati nga marsi i vitit 1915 deri në janar 1916, kanë marrë pjesë mbi 800 000 ushtarë. 10 000 prej tyre u shuan në këtë fushëbetejë.

Në anën e ushtrisë britanike në Çanakala kanë luftuar edhe Australia, Zelanda e Re, madje dhe ushtarë nga India. Në anën e Perandorisë Osmane kanë luftuar gjermanët dhe shqiptarët. Shteti shqiptar nuk mori mori pjesë në këtë luftë për shkak se nuk kishte ushtri. Por, sikur Shqipëria të kishte armatë, do të rreshtohej me perandoritë austro-hungareze, gjermane dhe otomane. Megjithatë, në Betjën e Çanakalasë, në anën e këtyre tri perandorive, konkretisht asaj otomane, në mënyrë vullnetare morrën pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët treguan një heroizëm të paparë.

Betejën e Çanakalasë e fituan osmanët, gjermanët dhe shqiptarët. Sikur këto tri perandori ta fitonin edhe luftën, kufiri i sotëm i shtetit shqiptar nuk do të ishte ky i sotmi. Me siguri do të zgjerohej në dy detra. Greqia do të ishte më e vogël dhe do të kufizohej më Shqipërinë nga të gjitha anët. Nuk do të kishte as Maqedoni.

Beteja e Çanakalasë te shqiptarët ende interpretohet sipas shkollës historike pansllave. Kjo është arsyeja që disa ende kanë guxim ta shajnë dhe mallkojnë këtë betejë me të njëjtin fjalor që kanë prodhuar institutet e historisë në Moskë e Beograd. Pra, mallkohen shqiptarët që kanë marrë pjesë në këtë fitore që në këtë luftë për armiq kishin serbët, rusët dhe grekët.

Merreni me mend se si do të ishin rezultatet, interpretimet, narracionet dhe fjalori sikur Aleanca Tripalëshe ta kishte fituar edhe luftën. Shkolla pansllave do të kishte më pak argumente, por zhurmën poshtëruese për shqiptarët nuk do ta ndalte. tesheshi.com

Shekulli Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here