Frigoriferi është vendi ku mund të ruani picën tuaj të mbetur, reçelin që ka bërë nëna, akulloren që askush nuk duhet të dijë se keni.

Disa ushqime që shpesh i ruajmë në frigorifer, nuk e kanë aspak vendin aty.

Bananet

Bananet kanë nevojë që qëndrojnë në temperaturën e dhomës për dy arsye: Temperaturat e ngrohta ndihmojnë frutat të mbarojnë procesin e pjekjes (në rast se janë ende të gjelbërta) dhe drita dhe ajri ngadalësojnë kalbjen.

Kafja

E ruajtur në frigorifer, kafeja juaj ka më shumë gjasa të marrë shije të tjera nga produktet përreth saj. Në vend të kësaj, mbajeni në një enë të mbyllur, në raft larg rrezeve të diellit.

Domatet

Temperaturat e ftohta në frigorifer prishin shijen dhe strukturën e tyre.

Mjalti

Nëse e ruani mjaltin në frigorifer, ai jo vetëm që do të ngutësohet por edhe shija do të ndryshojë. Në vend të kësaj, mbajeni në enën e tij origjinale, në një vend të freskët dhe të errët.

Barishtet e freskëta

Frigoriferi largon pjesën më të madhe të shijes së borzilokut, rozmarinës, trumzës dhe i than gjithashtu. Futini ato në një gotë të vogël me pak ujë në temperaturën e dhomës dhe vendosini në tavolinë, larg rrezeve të drejpërdrejta të diellit.

Buka

Nëse nuk preferoni feta të thara në sanduiçin tuaj të preferuar, ruajeni bukën në rafin e kuzhinës tuaj.

Vaji

Ashtu si mjalti edhe shumë vajra të tjerë gatimi do të ngurtësohen shpejt në frigorifer. Mbajini ato në një raft të freskët dhe të errët në kuzhinë.

Pjepri

Për pjeprin, banaku është vendi më i mirë për ta ruajtuar derisa ta presësh. Më pas mund ta ruani në frigorifer.

Avokado

Avokadot e papjekura e kanë të vështirë të përfundojnë procesin e pjekjes në frigorifer. Në vend të kësaj, lërini ato në tavolinë.

Qepët

Nëse nuk përdoren, qepët duhet të ruhen në raft dhe kurrë mos i ruani pranë patateve.

Patatet

Duhet të qëndrojnë në temperaturën e dhomës për të ruajtur strukturën e tyre. Qepët dhe patatet nuk janë miq të mirë, gazrat e çliruar nga të dy tentojnë të përshpejtojnë prishjen.

Hudhra

Edhe hudhra duhet të ruhet në temperaturë ambienti e jo në frigorifer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here