Një qen i racës Chihuahua është zyrtarisht qeni më i vjetër në botë që jeton ende pasi ka mbushur 23 vjeç.

I lindur në Nëntor 1999, Spike nga Ohajo, SHBA fitoi këtë titull më 7 Dhjetor. Ai është më i madh se sa kamera e celularit, Facebook dhe Youtube.

Pronarjae tij, Rita Kimball gjeti qenin e braktisur në një parking makinash në një supermarket vendas në vitin 2009. Ajo tha se Spike dukej tërësisht i lënë pas dore dhe ajo nuk dëshironte ta linte aty, duke thënë se “qeni hyri në makinë dhe u ul në sedilje sikur ta dinte se ku po shkonte, ku ishte e shkruar”.

14 vite më vonë, pavarësisht se është pjesërisht i verbër dhe ka vështirësi me dëgjimin, Spike është një anëtar i dashur për familjen.

Pronarja kuptoi se qeni mund të mbante një rekord kur pa një foto të Pebbles, qenit më plak në botë në emisionin e Jimmy Fallon, i cili ishte më i ri se Spike. “Tani që ai është një mbajtës i Rekordit Botëror Guiness, familjarët e shohin si një të famshëm. Ata s’e besojnë që ka jetuar kaq gjatë”, thotë Rita.

Qeni më i vjetër në botë i regjistruar ishte Bluey, një qen stani që jetonte në Viktoria, Australi. Ajo jetoi 29 vite e 5 muaj dhe ishte shumë aktive pasi ruante bagëtinë. Bluey ngordhi në vitin 1939./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here