Vendimet dhe veprimet tona janë të lidhura me mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin, kështu që mënyra se si i interpretojmë disa gjëra, mund të zbulojë shumë për ne, për frikërat tona, për personalitetin tonë e për shumë cilësi të tjera. Në varësi të asaj që vini re të parën në foton e mësipërme, do të zbuloni disa karakteristika të personalitetit tuaj.

Djali është në profil
Nëse përgjigjia juaj është se djali është në profil, ndoshta kjo ka ndodhur sepse ke parë hundën dhe gojën e tij, që do të thotë se e ke shmangur kontaktin viziv. Kjo do të thotë se je një person i pasigurt, introvert dhe paksa i ndrojtur. Nuk të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes dhe të  mundon krijimi i marrëdhënieve me të tjerët. Zakonisht nuk u beson shumë të tjerëve. Preferon të kesh një rreth të vogël shoqëror, në vend të një shoqërie të madhe me hipokritë që nuk kontribuojnë për diçka të mirë në jetën tënde. Nuk hapesh shumë me të tjerët, ama për ata që të besojnë, je një person i drejtë. I mbështet ata që do në çdo hap, pavarësisht kohës dhe vendit. Duhet të kesh më tepër siguri te vetja dhe të besosh në aftësitë dhe inteligjencën tënde. 

Djali është përballë

Nëse përgjigjia jote është se djali është përballë, me siguri ke parë sytë e tij si detaj të parë. Kjo tregon se je një person që nuk ke frikë ta thuash çfarë mendon dhe di ta mbrosh qëndrimin tënd. Je person që të pëlqen të njohësh njerëz të rinj. Miqtë e tu të konsiderojnë mendjehapur dhe mjaft social, mirëpo ndonjëherë të pëlqen t’i mbash gjërat nën kontroll më tepër nga ç’duhet.  Je tepër inteligjent, gjë që të lejon t’i analizosh mirë njerëzit që të rrethojnë për të kuptuar nëse ia vlejnë ose jo për t’i mbajtur pranëvetes. Në këto kushte, është e pamundur të të manipulojnë. Siguria që ke në vete i habit të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here