Aforizma nga Friedrich Nietzsche (Fridrih Niçe, 15 tetor 1844 – 25 gusht 1900)

E ardhmja ndikon tek e tashmja po aq sa e shkuara.

Arti është qëllimi i mirëfilltë i jetës.

Dashuria është e verbër; miqësia i mbyll sytë e saj.

Nuk është mungesa e dashurisë, por një mungesë e miqësisë ajo që i bën martesat të palumtura.

Tek individët çmenduria është e rrallë; por tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është ligj.

Mendimet janë hijet e ndjenjave tona – gjithmonë më të errëta, më boshe dhe më të thjeshta.

Të jetosh do të thotë të vuash, të mbijetosh do të thotë të gjesh njëfarë kuptimi në vuajtjen.

Kur ti shikon në një humnerë, edhe humnera shikon në ty.

Ne duam jetën, jo ngaqë jemi bërë për të jetuar, por sepse jemi bërë për të dashur.

Thelbi i gjithë artit të madh, i gjithë artit të bukur është mirënjohja.

Ajo që nuk na vret, na bën ne më të fortë.

Bindjet janë armiq më të rrezikshëm të së vërtetës se gënjeshtrat.

Egoizmi është thelbi i vërtetë i një shpirti fisnik.

Një femër mund të krijojë një miqësi të vërtetë me një mashkull, por që kjo të zgjasë, duhet të ketë ndihmën e njëfarë antipatie fizike ndaj tij.

E gjithë besueshmëria, e gjitha ndërgjegja e shëndoshë, e gjithë e vërteta e faktuar vijnë vetëm nga shqisat.

Ne i dëgjojmë vetëm ato pyetje për të cilat jemi në gjendje të japim përgjigje.

Kurdo që ngjitem, unë jam i shoqëruar nga një qen i quajtur ‘Ego’

Në çdo burrë të vërtetë është i fshehur një fëmijë që dëshiron të luajë.

Shpresa në të vërtetë është e keqja më e madhe, sepse ajo zgjat vuajtjet e njeriut.

Autori më i mirë është ai të cilit i vjen turp të jetë shkrimtar.

Pa muzikën, jeta do të ishte një gabim.

Në Parajsë të gjithë njerëzit interesantë janë të humbur.

Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime.

Një subjekt për një poet të madh duhet të jetë mërzia e Zotit pas ditës së shtatë.

Njeriu duhet të vdesë me krenari kur nuk mund të jetojë më me krenari.

Njeriu mund të gënjejë disa herë, por mimika e tij duhet ta thotë të vërtetën.

Qëllimi im është ta them me dhjetë fjalë atë që të tjerët nuk e thonë dot në një libër.

Njeriu i ditur duhet të jetë i zoti jo vetëm t’i dojë armiqtë e tij, por edhe t’i urrejë miqtë e tij.

Njeriut i duhet të paguajë shtrenjt për pavdekësinë e tij; i duhet të vdesë disa herë, ndërsa tjjetërkush është ende gjallë.

Ka gjithmonë njëfarë çmendurie në dashuri, por ka gjithmonë edhe njëfarë arsyeje në çmenduri.

Ka gjithmonë më shumë zgjuarsi në trupin tënd se në filozofinë tënde më të thellë.

Suksesi ka qenë gjithmonë një gënjeshtar i madh.

Frika është nëna e moralitetit.

Gënjeshtra është kusht i jetës.

Unë prapë jetoj, unë prapë mendoj; unë prapë do të jetoj, sepse prapë duhet të mendoj.

Ata që nuk mësojnë t’i vënë mendimet e tyre në akull, nuk duhet të përfshihen në zjarrin e debatit.

A është Vagneri një qenie njerëzore vallë? A nuk është ai më shumë një sëmundje? Ai infekton gjithçka që prek – ai e ka sëmurur muzikën./Elida Buçpapaj /Voal.ch /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here