Rreth 75% e linjave atërore shqiptare janë në Ballkan që në Antikitet ose edhe më herët. Këtu përfshihet edhe ndonje linjë e mbërritur gjatë epokës perandorake romake, por pjesa dërrmuese janë nga fiset e lashta që u përhapën në Ballkan që në Epokën e Bronzit ose të Hekurit. Përqindja është pak më e ulët në zona fushore dhe pak më e lartë në trevat malore, dhe pak më e lartë në veri se në juglindje, por dallimet krahinore/rajonale janë më të vogla se në popujt fqinjë.
