Të gjithë i kemi parë ato etiketat e vogla të ngjitura në fruta. Përveç logos së ndritshme që kanë në to, është edhe një kod digjital jo pak i rëndësishëm. Rezulton se prodhuesit e frutave jo vetëm përpiqen të reklamojnë veten e tyre, por gjithashtu të japin informacione të rëndësishme për konsumatorin. Më poshtë AlbEu.com do ju tregojë kuptimin që kanë këto numra dhe sekretet që fshehin.
- Kodi katër-shifror që fillon me numrin 3 ose 4
Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
Qumështi i lopës apo i dhisë, cili është më i shëndetshëm – Gazeta Express
Nëse kodi është katër-shifror do të thotë që fruti ose perimi është prodhuar me ndihmën e mjeteve moderne agronomike, duke përfshirë sasi të bollshme plehrash dhe pesticidesh.
- Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 8
Kur e shihni këtë afishe, frut është i modifikuar gjenetikisht si pjesë e procesit të rritjes. Kërkimet tregojnë se pjeprat, bananet dhe papajat janë llojet e frutave që modifikohen gjenetikisht më shpesh.
- Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 9
Nëse e shihni këtë lloj kodi, kjo do të thotë që fruti është rritur me metoda të vjetra bujqësore, me ndihmën e duarve dhe pa ndonjë pleh kimik. Këto janë produktet organike.
- Nëse fruti nuk ka kod
Shumë nga ne përpiqen të gjejnë fruta pa etiketë duke menduar se janë më të shëndetshme. Por kjo në fakt mund të jetë e rrezikshme: frutat dhe perimet që importohen nga jashtë duhet të etiketohen gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse nuk ka një etiketë, shanset janë që janë hequr për një arsye specifike./albeu