Çfarë janë ato thumba të vogla metalike në skajet e xhepave të xhinseve tona, të cilat me sa duket nuk shërbejnë për asnjë qëllim?Kjo është pyetja që i mundon prej vitesh adhuruesit e modës. Por, mesa duket, përgjigja e vërtetë është shumë më e ndërlikuar sesa pritej, thote Express.
Siç zbulohet nga gjigandi i xhinseve “Levi Strauss & Co”, këto kopsa metalike, në pamje të parë thjesht decorative, në fakt ndihmuan në ‘lindjen’ e xhinsit origjinal blu. Në një postim në faqen e saj, marka shpjegoi se butonat – të njohur si ‘ribatina’ – ishin një shtesë revolucionare që ndihmuan të mbanin pantallonat së bashku.

Në 20 maj 1873, Levi Strauss, një tregtar bavarez që shkoi në San Francisko, dhe rrobaqepësi Jacob Davis, morën një patentë për dizajnin. Ideja fillimisht i lindi Jakobit kur gruaja e një punëtori i kërkoi të bënte një palë pantallona, të cilat nuk do të copëtoheshin. Ribatinat, arsyetoi ai, do të ndihmonin në mbajtjen e veshjeve së bashku në pikat e tendosjes, si qoshet e xhepit dhe bazamenti i butonave.
Pavarësisht se thumbat ekzistojnë për më shumë se një shekull, duket se ato ende i hutojnë njerëzit. Një përdorues i Reddit nëntë vite më parë e shtroi pyetjen nëse prania e këtyre kopsave ishte thjesht për pamje apo edhe për prakticitet. Dikush tjetër iu përgjigj: “Vëzhgoni vendndodhjen e thumbave në veshje. Ato janë të pozicionuar pranë vendit ku fillon xhepi në mënyrë që të mund të shërbejë si një përbërës përforcues strukturor për të parandaluar këputjen e xhepit nga veshja.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here