Një londinez ka bërë një zbulim thelbësor që ka ndihmuar të kuptohet pse gjuetarët e Epokës së Akullit vizatonin nëpër shpella.

Ben Bacon analizoi shenjat në vizatimet 20,000-vjeçare, duke konkluduar se ato mund t’i jenë referuar kalendarit hënor, raportoi BBC.

Studimi: Alienët nuk kanë kontaktuar ende me tokën pasi nuk kanë gjetur kë…
Kjo çoi në një ekip specialist që dëshmoi se evropianët e hershëm mbanin shënime për kohën e cikleve riprodhuese të kafshëve.

Bacon tha se ishte e pabesueshme të punonte për të zbuluar për herë të parë se çfarë thoshin gjuetarët.

Vizatime të kafshëve në shpella, si drerë, peshq apo gjedhe, janë gjetur nëpër shpella në Evropë.

Por, arkeologët kanë mbetur pa fjalë nga pikat dhe shenjat e tjera në vizatime. Kështu që, Bacon vendosi t’i deshifrojë.

Në veçanti ai ekzaminoi një shenjë në formë “Y-je” në disa vizatime, për të cilën ndjeu se ishte simbol “i lindjes” sepse tregonte një vijë duke dalë jashtë tjetrës.

Duke punuar mbi bazën e cikleve të lindjes të kafshëve të sotme, ai bashkë me një ekip konkluduan se numri i shenjave në vizatime ishte një regjistër, sipas kalendarit hënor, i sezonit të çiftëzimit të kafshëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here