Kush asht ma Trim? E veti ni djale i ri ni plak e po i thot:
- O baba Osë!
- O Hoja!
- A m’tutesh?
- Boll valla.
- A e di qi t’vras?
- E di.
- Edhe qi t’djegu?
- E di.
- A ma trim je ti a une?
- Jo ma trim jam une se ti.
- Qysh ti ma trim edhe po m’tutesh!
- Jam ma trim qi t’i duroi fjalet ty e nuk t’bie pishtole me t’i qite trute n’toke se,
kur po t’vras ty, un po fikna e kur po fikna, edhe po koritna.
- At’here as trimnija s’me duhet gja. Qata po t’ duroj.
(Marrë nga Anton Çetta)