Albanologu dhe historiani Jahja Drançolli i cili përmes rrjetit të tij social Facebook shpesh sjellë të dhëna të reja historike rreth lashtësisë e trashëgimisë së popullit shqiptar së fundi ka shpalosur për opinionin historinë e një qyteti në bregdetin Adriatik të Kroacisë që  ruan etmologjinë iliro-pellazge!

Drançolli thotë se Cavtati (Epidaurus i lashtësisë) është një qytet i njohur kulturor dhe turistik në bregdetin Adriatik të Kroacisë, në juglindje të Dubrovnikut sipas shkencës kroate ruan etmologjinë iliro-pellazge.

“Studiuesi i madh kroat Prof. Grga Novak, një historian, arkeolog dhe gjeograf i shquar kroat dhe President i Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe Arteve gjatë viteve 1958-1978, dhe shumë të tjerë, kanë një mendim shumë bindës për etimologjinë e emrit Epidaurus. Ai pretendon se emri Epidaurum është me origjinë ilire (pellazge), paralajmëron për kompozimet Epi-damnos, Epi-caudus, Epi-cadia, etj., Dhe në kohët romake Epidauro ose Epideuro ilire (që do të thotë si një vend “prapa pyllit / pas pyllit “) merr prapashtesën latine-um”, ka shkruar ai.

Me kalimin e kohës, Cavtati natyrshëm dhe historikisht, ai thekson se konsiderohet me të drejtë një qendër e njohur kroate me të cilën krenohet jo vetëm shteti i sotëm i Kroacisë, por edhe Europa Juglindore. /Dijasot.com

(Fotot janë marrë nga faqja e profesor Drançollit)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here