Abdullah Klinaku

Po mbajtmë Kur’an, mbajtmë lumturinë;

Me të mund ta mbajmë din’ e kombësinë!

Ishte rruga të cilën e kishte zgjedhur, hafizi, poeti, hoxha dhe dijetari Hafiz Ali Korça.

I lindur në vitin 1873, në Korçë, hafiz Aliu, shkollohet fillimisht në Korçë. Në moshën 12 vjeçare ai ishte hafiz i Kur’anit.

Shkollimi i tij dhe horizonti i dijes plotësohet me mbarimin universitar në Stamboll.

“Vullneti i përbashkët e i vazhdueshëm, bashkimi vëllazëror, ideali i vërtetë kombëtar, në pak kohë shtetin e bënë lulishte diturie e trëndadilishtë qytetërimi” ishte vizioni i H. Ali Korçës.

Ai ishte i bindur që arsimimi, shkollimi e dituria është rruga e saktë dhe e domosdoshme për zhvillimin e shqiptarëve.

Kauzën e tij kombëtare dhe islame e realizoi përmes pozitave të ndryshme sociale e mbi të gjitha me shkrime, punime e libra.

Ai ishte i bindur se shqiptarët duhet të kenë shtetin e vet kombëtar.

5 hafizë, disa dijetarë, një Hoxhë shëtitës (Thirrës), një Medrese dhe një Komision të jashtēm për ndihmë familjeve ishin 5 shtyllat që duhet ti ketë çdo qytet, thoshte hafiz Ali Korça.

Hoxha vdiq në vitin 1957 në Kavajë, në gjendje të rënd i lënë nga komunizmi dhe duke na lënë pas një mori librash që e kemi obligim ti lexojmë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here