Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart tona janë vazhdimisht të ftohta dhe nuk mund t’i ngrohim, kjo është një shenjë se trupi është në një gjendje problematike, siç janë problemet e qarkullimit dhe sëmundje të tjera e të shumta.

Një ndryshim në ngjyrën e lëkurës së duarve dhe një ndjesi shpimi gjilpërash janë sinjale që tregojnë se duhet të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.

“Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë para së gjithash të hiqni dorë nga zakonet e këqija, siç është pirja e duhanit. Filloni të luani sport dhe ndiqni rekomandimet e mjekut. Monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit”, këshillojnë ekspertët.

Këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore që tregohen nga duart e ftohta:

Anemia

Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë kronike të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.

Gjëndër tiroide

Hipotiroidizmi, ose një gjëndër tiroide joaktive, ngadalëson metabolizmin, duke rezultuar në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.

Diabeti

Fryrja në duar dhe këmbë dhe ftohtësia mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor, prandaj edhe shoqërohet me këto fenomene.

Stresi

Kur jemi nën stres, adrenalina që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore lëviz, ngushton enët e gjakut, kështu që qarkullimi është më i dobët, dhe duart dhe këmbët janë më të ftohta.

Lupus

Një sëmundje tjetër autoimune mund të jetë shkaku i duarve të ftohta, pikërisht lupus eritematoz sistemik, i cili shkakton inflamacion të kyçeve, tendinave dhe indeve dhe organeve të tjera. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here