Daut Dauti

Grafiti i Halvadanit

Grafiti më i vjetër që ekziston është ai i Halvadanit, i cili në shek. IX, duke gërryer në një pllakë të mermerit brenda Haja Sofisë, shkroi:’Halvadani ka qenë këtu’.

Pra, është grafit 1100 vjet i vjetër dhe sot është ndër atraksionet turistike të Stambollit. Teksti është në gjuhën e vjetër norse kurse alfabeti është runik që është përdorur nga vikingët. Vikingët kanë qenë popull mjaft primitivë krahasuar me ata të Perandorisë Bizantine, por kishin alfabet.

Halvadani besohet se ka qenë ushtar i njësisë ushtarake vikinge që quhej Varangianët. Këta luftëtarë kanë qenë në shërbim të perandorit bizantin që nga shek. IX duke e mbrojtur këtë perandori nga sulmet e katolikëve, sllavëve, arabëve dhe otomanëve. Historia shënon se Varangianët janë të krishterët e parë skandinavë dhe i kanë shërbyer Bizantit deri kur ra Konstantinopoli në duart e otomanëve në vitin 1453.

Kur Halvadani e ka gërryer këtë grafit, me siguri e ka pasë nga monotonia që në disa raste e kaplon ushtarin. Me siguri nuk e ka pasë aspak parasyshë që do të hynte në histori dhe se do të flitej për të mileniume pas vdekjes së tij.

Nuk duhet bërë shumë për të hyrë në histori. Por, duhet të bëni diçka në vende të rëndësishme që askush nuk ka bërë para jush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here