Në vitin 1994, astronauti Story Musgrave tha diçka shumë të çuditshme. Story është një astronaut që ka qenë në gjashtë fluturime në hapësirën e jashtme. Ai nuk është thjeshte një astronaut i NASA-s, por edhe një mjek dhe matematikan. Fjala e tij merret gjithmonë shumë seriozisht dhe është një nga njerëzit më të shquar në komunitetin hapësinor, por Story tha se gjatë turneut të fluturimeve të tij në hapësirë, ai kishte hasur në atë që dukej të ishin gjarpërinj hapësinorë. Ai tha se këta gjarpërinj dukej të varionin nga 180 deri në 240 centrimetra në gjatësi, shumë më të mëdhenj se një gjarpër normal tokësor. Ai tha se nje gjarpër e ndoqi atë për një kohë mjaft të konsiderueshme ndërsa ishte në hapësirë, dhe ai madje u përpoq të komunikonte me gjarpërin. Disa besojnë se ky mund të ketë qenë një halucinacion ekstrem, ndërsa të tjerë thonë se kjo është dëshmi se gjarpërinj alienë jetojnë në hapsirën e jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here