Të paktën 18 fëmijë vdiqën në Uzbekistan pasi konsumuan shurupin e kollës i cili prodhohet në Noida, Indi.
Sipas raportimeve, behet me dije se fëmijët kanë konsumuar “sasi të tepërta” të shurupit të kollës, i cili përmbante etilen glikol, një substancë që nuk duhet të jetë e pranishme në shurupin e kollës.
Kjo vjen disa ditë pasi një panel parlamentar në Gambia gjeti “nivele të papranueshme” të dietilen glikolit dhe etilen glikolit në shurupet e kollës të prodhuara nga Maiden Pharma me bazë në Haryana. Këtu, shurupet e kollës u lidhën me një rast të dëmtimit akut të veshkave që besohet të jetë përgjegjës për vdekjen e të paktën 63 fëmijëve.
Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë të Indisë thanë se ishin “të vetëdijshëm” për raportin nga Uzbekistani, por nuk pranuan të komentojnë.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit tha se shurupi u jepej fëmijëve në shtëpi pa recetën e mjekut, qoftë nga prindërit e tyre ose me këshillën e farmacistëve, me doza që tejkalonin dozën standarde për fëmijët.
“Deri më sot, 18 nga 21 fëmijë me sëmundje akute të frymëmarrjes kanë vdekur si pasojë e marrjes së shurupit Doc-1 Max… Është konstatuar se fëmijët e vdekur kanë marrë 2,5-5 ml ilaç në shtëpi për 2-7 ditë. 3-4 herë në ditë, që tejkalon dozën standarde të barit për fëmijët. Të gjithë fëmijëve iu dha ilaçi pa recetën e mjekut. Meqenëse përbërësi kryesor i barit është paracetamoli, shurupi Doc-1 Max është përdorur gabimisht si ilaç kundër ftohjes me rekomandimin e shitësve të farmacisë dhe kjo ka qenë arsyeja e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve… studimet paraprake laboratorike kanë tregoi se kjo seri e shurupit Doc-1 Max përmban etilen glikol. Kjo substancë është toksike dhe rreth 1-2 ml/kg e një tretësirë të koncentruar 95% mund të shkaktojë ndryshime serioze në shëndetin e pacientit, si të vjella, të fikët, konvulsione, probleme kardiovaskulare dhe dështim akut të veshkave”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Uzbekistanit.