Etnor Canaj
Lindi në Durrës (ndoshta në vitin 1456), djali i Gjergj Arianitit.
Vdiq në maj të vitit 1530 në një kështjellë malore në Montefiore Conca (Rimini-Itali), kështjellë të cilën e zotëronte duke qeverisur Fanon.
Ka dy teza lidhur vendvarrimit:
teza e parë si vendvarrim përcakton bazilikën e “Santi Apostoli” në Romë,
teza e dytë, ndoshta ajo me bindëse, jep vendvarrimin në kishën e Shën Agostinit, po në Romë.
Teza e dytë, të cilën e japin më të akredituar, e mbështesin në faktin se në këtë kishë gjendet edhe mbishkrimi latinisht ku sillet emri i tij.
Gjithësesi varri i tij nuk është zbuluar ende.
Elementi i dytë që sillet për Konstandin Komnenin është një medalion i shek. XVI, i cili paraqitet në veprën e George Francis Hill me titull “A CORPUS OF ITALIAN MEDALS OF THE RENAISSANCE BEFORE CELLINI. TEXT & PLATES.”