Sokol Hasani nga një fshat i Mitrovicës erdhi në Shqipëri më 1.1.1960 dhe kërkoi strehim politik. Menjëherë u dërgua te “shtëpia e madhe” në Shijak, vendi ky kryhej “krehja” e parë e kosovarëve. Më pas sigurisht u degdis në Çermë për një jetë më të keqe. Duhej ta preknin e ta shihnin sa e mirë ishte Shqipëria e bacë Enverit, për ta besuar. Sigurisht ishte krejt ndryshe nga ajo që ua shiste propaganda. Mirë që i trajtonin kështu, por u merrnin edhe paratë që kishin me vete. Bashkëlidhur letra e datës 31.3.1960 drejtuar Degës së Refugjatëve në Kryeministri. Nga Çerma sigurisht.